INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pazaret e drogës, Salianji: Në Vlorë 80 të zhdukur, kanabisi shitet në shkolla si çaj mali

Pazaret e drogës, Salianji: Në Vlorë 80 të zhdukur, kanabisi shitet në shkolla si çaj mali

Publikuar më: 17:41 30-11-2018

Deputeti demokrat, Ervin Salianji deklaroi një bilanc të tmerrshëm personash të zhdukur si pasojë e pazarave për drogën. Në një deklaratë për mediat, Salianji tha se, vetëm në Vlorë në 3 vjet janë zhdukur 80 persona. “Partia Demokratike garanton qytetarët se ne do t’i shtypim me forcën e ligjit bandat dhe kriminelet! Ne do të kthejmë rendin dhe sigurinë! Do të bëjmë gjithçka për rihapjen e hetimeve për zhdukjen e 80 personave për të vënë në vend drejtësinë e munguar!”, tha Salianji, ndërsa shtoi se kanabisi shitet në shkolla si të ishte çaj mali.

“Kanabisi shitet nëpër shkolla si të ishte çaj mali, për pazare të prishura droge, bandat janë vrarë me njëra-tjetrën, kanë ekzekutuar rivalët në mes të qytetit, kanë zhdukur kundërshtarët në mes të ditës. Dy muaj më parë, Kryetari i Partisë Demokratike, denoncoi nga Vlora rrëmbimin dhe zhdukjen e dhjetëra personave, të dyshuar si të ekzekutuar në heshtje nga mafia e drogës në zonën elektorale të kryeministrit të vendit. Çfarë bëri Edi Rama? Përqeshi opozitën dhe mbuloi realitetin e tmerrshëm që sundon në Vlorë: Njerëzit rrëmbehen dhe zhduken pa lënë gjurmë, ndërsa policia nuk bën asnjë përpjekje për të hetuar aktet mafioze”, theksoi deputeti demokrat.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037169456481934