INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bushati i pakënaqur me politikanët e vendeve të rajonit, kërkon pajtim mes tyre

Bushati i pakënaqur me politikanët e vendeve të rajonit, kërkon pajtim mes tyre

Publikuar më: 17:24 30-11-2018

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, mori pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor (BP6), i cili u zhvillua më  Budva të Malit të Zi. Në këtë takim, Bushati ka shprehur mjaftë kritika për politikët e rajonit. Ai shtë shprehur se ka pak vullnet politikë për të bashkëpunuar. "Kemi nevojë për të vendosur më shumë theksin tek pajtimi i cili lidhet drejtpërdrejt dhe me vullnetin politik për të bashkëpunuar dhe vijuar me proceset për të cilat kemi rënë dakord me parë. 

Bashkëpunimi ende nuk është aty ku duhet për shkak të mungesës së vullnetit politik për të hequr barrierat, e kjo bie më shumë në sy në ndërlidhshmërinë energjetike. Një gjë e tillë ndikon jo vetëm zhvillimin, por edhe klimën e bashkëpunimit që po mundohemi të krijojmë në rajonin tone”, ka thënë ministry Bushati.

Takimi i Budvës i BP6 i përfundoi punimet duke dalë me një tekst të përbashkët, tekst për të cilin nga pala shqiptare u insistua që të miratohej me konsensus rëndësia e respektit të ndërsjellë të marrëveshjeve rajonale.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035920143127441