INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Selanik, nxënësit protestojnë për emrin. Ministria e Arsimit: Po nxiten nga ekstremistët

Selanik, nxënësit protestojnë për emrin. Ministria e Arsimit: Po nxiten nga ekstremistët

Publikuar më: 16:55 30-11-2018

Një valë e lëvizjes (ulem-ins) kundër marrëveshjes së Greqisë me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë për emrin u shtri në të gjithë vendin duke ekspozuar ndarjet sociale dhe duke u zhvilluar si një pikë qendrore e opozitës mes partive politike. Kështu rreth 1200 nxënës të shkollave të mesme marshuan nëpër portin verior të Selanikut. Sipas të dhënave jozyrtare, kjo lëvizje e iniciuar nga nxënësit bëri që rreth 500 shkolla në të gjithë vendin të mbylleshin të enjten. Rreth 15-20 për qind e tyre kanë zgjedhur këtë mënyrë proteste për të kundërshtuar  të ashtuquajturën marrëveshje të Prespës. Ndërkohë, rreth 210 shkolla në rajonin e Maqedonisë Qendrore prej të cilave 100 në Selanik - merrnin pjesë në protestën e mbajtur një ditë  më parë. Ulem-ins është një dukuri e pazakontë në Greqi, që ka ushqyer tensionet në mes të rinjve, me nxënësit që pozicionohen kundër mësuesve që kundërshtojnë protestat. Një mësues nga Federata e shkollave të Mesme në Selanik u përplas me protestuesit duke deklaruar se ata ishin duke u orkestruar nga grupet e ekstremit të djathtë. Zyrtarët qeveritarë kanë sugjeruar se protestat janë nxitur nga partia neo-fashiste Agimi i Artë. Ministri i Arsimit Kostas Gavroglou më parë këtë javë akuzoi partinë se "po përpiqet të injektoi helmin nacionalist tek nxënësit."

Article Logic
Execution time: 0.0035579204559326