INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo vetëm Interi, këtë herë edhe Liverpuli rrezikon grupin e ''ferrit'' në shortin e Ligës së Kampionëve!

Jo vetëm Interi, këtë herë edhe Liverpuli rrezikon grupin e ''ferrit'' në shortin e Ligës së Kampionëve!

Publikuar më: 10:37 05-08-2018

Janë nënkampionët e Europës në fuqi, por renditja shumë poshtë në klasifikimin e klubeve të UEFA-s rrezikon ta përfshijë Liverpulin në një “grup ferri” në sezonin e ri të Ligës së Kampionëve 2018-2019.

Finalistët e sezonit të shkuar, të cilët gjenden aktualisht në vazon e tretë në shortin e fazës së grupeve, rrezikojnë që të shortohen në një grup me Barcelonën ose Realin e Madridit, Borusian e Dortmundit dhe Interin në skenarin më të keq.

Por, në fakt, tifozët e “reds”-ave mendojnë se janë rivalet e tjera ato që duhet t’u tremben djemve të Jyrgen Klopit, që me lojtarë si Salah, Alison, Van Dajk, Keita, Firmino dhe Mane, janë një kërcënim për çdo klub tjetër dhe të paktën një vend në 1/8- at do të sigurojnë, qoftë duke u renditur edhe në vend të dytë.

Article Logic
Execution time: 0.0037341117858887