INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo vetëm Bora Zemani dhe Klaudia Pepa! Ja kush do jenë katër prezantueset e tjera të ''Kënga Magjike'' [FOTO]

Jo vetëm Bora Zemani dhe Klaudia Pepa! Ja kush do jenë katër prezantueset e tjera të ''Kënga Magjike'' [FOTO]

Publikuar më: 23:19 06-12-2018

Mbrëmjen e sotme është mbajtur nata e dytë e performancave ‘live’ të ‘Kënga Magjike’. Në këtë edicion të 20 të "Kënga Magjike", Ardit Gjebrea ka prezantuar së bashku me moderatoren Bora Zemani dhe balerinën me famë në Itali, Klaudia Pepa e cila ka sjellë edhe 12 balerinë të Amicit.

Por Arditi me anë të një lidhjeje direkte nga shtëpia e Valbona Selimllarit, na kujtoi edhe njëherë 4 nga bashkëprezantueset që e shoqëruan vite më parë, të cilat ishin: Armina Mevlani, Olta Gixhari, Elia Zaharia dhe Valbona Selimllari. Vajzat kujtuan me emocion kohët kur prezantonin "Kënga Magjike" dhe Arditi i ftoi të jenë pjesë e finales, ftesë të cilën ato e pranuan me kënaqësi. Pra Arditi do ketë 6 prezantuese në krah në natën finale.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036070346832275