INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Desada Metaj e quajti ''katnare'', reagon moderatorja Jonida Shehu: Të gjitha Desadat e botës...[FOTO]

Desada Metaj e quajti ''katnare'', reagon moderatorja Jonida Shehu: Të gjitha Desadat e botës...[FOTO]

Publikuar më: 21:20 06-12-2018

Moderatorja e njohur Jonida Shehu, emisionin e kaluar ia dedikoi “Mbrëmjes Tironse” dhe kishte të ftuar shumë personazhe të njohur publikë si Edmond Topi, Majlinda Keta, Ardi Asllani, Klodiana, Briken Fejzullai, Namik Ajazi, Reshat Boka, Olta Boka, Stivi Boka, Lorenc Hasrama.

Gjatë emisionit Jonida ka pyetur të ftuarit e saj për përdorimin e termit “katnar” nga kryeqytetasit, se kur e përdorin dhe përse.

Por kjo s’i ka pëlqyer aspak gazetares së njohur dhe kryeredaktores së “Opinion”, Desada Metaj dhe shkroi një status në Facebook.

“Kujt i thoni ‘katnar’ ju tironsit?-pyet drejtuesja e emisionit kushtuar Tironës.

Unë: Ty mi katnare dhe ca të tjerëve si ti që jeni plot me komplekse dhe nuk dilni dot nga lëkura e provincës dhe të përshtateni me qytetërimin…që nuk është vetëm tirons në Shqipëri.

Se mos harroj…edhe protestat n’Tironë ndizen gjithmonë”- shkruan Metaj.

Por si reagoi Jonida Shehu? Moderatorja e njohur u shpreh për blitz.al se personat që shprehen në mënyrë të tillë në fakt tregojnë më shumë për veten.

“Mendimi që kemi për të tjerët, tregon më shumë për ne sesa për të tjerët realisht. Domethënë edhe ajo që Desada mendon për mua apo për dikë tjetër, ka vlerë dhe tregon më shumë për Desadën sesa për çdo gjë tjetër. Të gjitha Desadat e botës janë të lira të mendojnë e të shprehen si të duan…”- u shpreh ajo.

nid.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0025539398193359