Cristiano Ronaldo mbush sot 34 vjeç. Pas shumë urimeve të shumta nga shumë personalitet, por edhe nga klubi juventin, tashmë Ronaldo në Instagram-in e tij ka shpërndarë një video, e cila ka të bëjë me vendlindjen e tij, Madeira.
Qyteti ka vendosur ta festojë në një mënyrë të veçantë, ditëlindjen e lojtarit më të mirë në botë sipas tyre:
“Cristiano Ronadlo është krenaria e Madeira. Kështu që, kur vjen puna tek ditëlindja e lojtarit më të mirë në botë, ne jo thjesht këndojmë, por bërtasim”- duke imituar në këtë mënyrë edhe festimin special të Ronaldos pas çdo goli.
Në fund videoja mbyllet me një falenderim: “Faleminderit Cristiano që e ke dërguar zërin e Maideras gjithandej nëpër botë.”








10 Dec 2025 





