INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Harrojini lajmet për NDARJE! Georgina bëri urimin e shumëpritur për Cristianon dhe mund të themi se është e dashura PERFEKTE!

Harrojini lajmet për NDARJE! Georgina bëri urimin e shumëpritur për Cristianon dhe mund të themi se është e dashura PERFEKTE!

Publikuar më: 19:05 05-02-2019

Cristiano Ronaldo feston sot 34 vjetorin dhe urimet në adresë të tij janë të shumta, por një ndër të cilët pritej me padurim ishte dedikimi që do t’i bënte e dashura e tij Georgina Rodriguez.

Disa ditë më parë ajo festonte 25 vjetorin dhe Ronaldo e quajti dhuratë nga Zoti prezencën e saj në rrugën e tij të shoqëruar me foton e tyre.

Por modelja ka zgjedhur një video, ku CR7 nuk shfaqet si yll i fushave të blerta por si baba i përkushtuar duke luajtur futboll në shtëpi.

Bashkangjitur me postimin bukuroshja ka shkruar:

“Urime dashuria ime! Faleminderit që na bënë të lumtur çdo ditë. Të duam pafund”

Pra fjalët se mund të ketë një krizë në marrëdhënien e tyre bien, të paktën në rrjetet sociale ka plasur dashuria.

Article Logic
Execution time: 0.0037829875946045