INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo më sëmundjet e zemrës, kanceri po bëhet vrasësi më i madh në botë

Jo më sëmundjet e zemrës, kanceri po bëhet vrasësi më i madh në botë

Publikuar më: 16:43 03-09-2019

Deri më tani sëmundjet e zemrës kanë qenë shkaktari kryesor i vdekjeve në botë. Por, tani kjo po ndryshon pasi shkencëtarët kanë zbuluar se sëmundja e kancerit i ka tejkaluar sëmundjet e zemrës si shkaktaret kryesore të vdekjeve në botë. “Nëse vazhdojnë trendet aktuale, kanceri do të bëhet vrasësi më i madh në botë”, kanë thënë deklaruan shkencëtarët, shkruan “Radio Europa e Lirë”.

Duke publikuar gjetjet e dy studimeve të mëdha në revistën mjekësore “The Lancet”, shkencëtarët thanë se ata gjetën prova të një “tranzicioni” të ri global midis llojeve të ndryshme të sëmundjeve kronike.
Ndërsa sëmundjet kardiovaskulare, tani për tani, janë shkaku kryesor i vdekshmërisë në të gjithë botën, mes të rriturve të moshës së mesme, kjo nuk ndodh më në vendet me të ardhura të larta, ku kanceri tani vret dyfish më shumë njerëz sesa sëmundjet zemrës, treguan studimet.

“Raporti ynë zbuloi se kanceri ishte shkaku i dytë më i zakonshëm i vdekjeve globalisht në vitin 2017, duke përbërë 26% të të gjitha vdekjeve. Por, ndërsa shkalla e sëmundjeve të zemrës vazhdon të bjerë, kanceri ka të ngjarë të bëhet shkaku kryesor i vdekjes në të gjithë botën vetëm brenda disa dekadave”, tha Gilles Dagenais, një profesor në Universitetin Laval të Kuebekut në Kanada.

Nga rreth 55 milionë vdekje në botë në vitin 2017 studiuesit thanë se rreth 17.7 milionë ishin për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare. Rreth 70 për qind e të gjitha rasteve me sëmundje kardiovaskulare u shkaktuan për shkak të rreziqeve siç janë presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, dieta, pirja e duhanit dhe faktorë të tjerë të mënyrës së jetesës.

Article Logic
Execution time: 0.003554105758667