INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Merr frymë! Krijohet pajisja që në 7 minuta zbulon kancerin

Merr frymë! Krijohet pajisja që në 7 minuta zbulon kancerin

Publikuar më: 13:44 08-07-2019

Pas krijimit të një analize e cila mund të zbulojë sëmundjen e shekullit kancerin, vijojnë përpjekjet për të shpikur edhe të tjera metoda duke shpresuar që të jenë sa më efektive.

Së fundmi mjekët mund të kenë krijuar një pajisje e cila mund të jetë e aftë të zbulojë sëmundjen e kancerit brenda vetëm 7 minutave. Një gjë e tillë do të realizohet përmes një testi të thjeshtë të frymëmarrjes dhe me shumë gjasa do të jetë gati në dy vitet që vijnë.

Por si funksionon një pajisje e tillë?

Ajo përdor një hundë elektronike e cila është e aftë të zbulojë përbërësit që prodhohen nga tumoret.

Testet e para po kryhen tek disa pacientë në Britani e SHBA, dhe do të përfshijë me qindra të tjerë.

Kjo pajisje është prodhuar fillimisht për të zbuluar kancerin e mushkërive, teksa pacientëve u kërkohet që të marrin frymë tek makineria për një minutë. Analizat më pas dërgohen tek një kompjuter i cili funksionon përme Inteligjencës Artificiale.

Sipas kërkuesve kjo pajisje vetëm me një frymëmarrje do të identifikojë më shumë se 400 sëmundje jo vetëm kancerin, por edhe Ebolën por edhe forma të ndryshme të demencës.

Article Logic
Execution time: 0.0047659873962402