INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pamje të frikshme! Rrufeja godet varkën në port [VIDEO]

Pamje të frikshme! Rrufeja godet varkën në port [VIDEO]

Publikuar më: 13:57 08-07-2019

Një kamera ka kapur momentin dramatik kur rrufeja godet një varkë me vela në South Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pamjet tregojnë çastin kur rrufeja shkatërron varkën e cila ishte ankoruar në port.

Mjeti lundrues shihet duke marrë flakë dhe më pas ndodh një shpërthim i vogël. Sipas CNN, asnjë person nuk u lëndua pasi pronari dhe askush tjetër nuk ndodhej në varkë. Rrufeja kishte shkaktuar dëme të shumta elektrike në varkën me vela.

Moti i keq goditi bregun lindor të Bostonit në fundjavë. Meteorologët dhe autoritetet paralajmëruan qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi deri sa të kalonte stuhia për shkak se kishte rrezik nga rrufetë.

Mos i humbisni këto pamje!

Article Logic
Execution time: 0.0024509429931641