INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo më pritje të gjata për dëmshpërblimin tuaj, mund të ankoheni online

Jo më pritje të gjata për dëmshpërblimin tuaj, mund të ankoheni online

Publikuar më: 10:19 20-02-2019

Ndodh shpesh që kompanitë e sigurimeve t’ju kenë sorollatur për një kohë të gjatë për dëmshpërblimin që ju takon. Për të minimizuar këtë mundim, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka mundësuar tashmë një rrugë të shkurtër për t’u ankuar për problematikën. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka njoftuar se, duke nisur nga data 18 shkurt 2019, ka filluar zbatimin platforma online për depozitimin e ankesave të konsumatorëve. Kjo platformë është një mundësi për çdo konsumator dhe individ të depozitojë problematikën e tij për veprime dhe detyrime që lindin nga aktiviteti i operatorëve ekonomikë, të cilët ushtrojnë veprimtarinë në tregjet financiare jobankare.

Si mund të bëni ju një ankesë?

Hapi i parë është të hapni faqen online të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe në menunë ‘Mbrojtja e Konsumatorit’, zgjidhni menunë ‘Trajtimi i Ankesave’ të konsumatorëve. Në këtë dritare zgjidhni opsionin ‘Depozito Ankesë Online’. Në këtë moment do ju shfaqet moduli përkatës që ka të bëjë me depozitimin e ankesës.
Pas këtij hapi ju do të duhet të plotësoni detajet tuaja të ankesës. Pasi të keni dërguar me sukses ankesën tuaj, ju do të merrni një email me konfirmimin e dorëzimit të ankesës suaj dhe një numër reference, e cila do të përdoret për të kontrolluar statusin e ankesës suaj në vazhdimësi.

 

Article Logic
Execution time: 0.003957986831665