INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Panariti tek komisioni “Braçe”: Duhen urgjentisht 400 milion lekë për dëmshpërblimin e fermerëve [Video]

Publikuar më: 16:40 09-12-2016

Ministri i Bujqësisë në Komisionin e Ekonomisë ka kërkuar urgjentisht para për të ndihmuar familjet që kanë humbur me qindra gjedhë nga dermatoza nodulare.  E vlera kap shumën e rreth 400 milionë lekëve.
Sipas Ministrit Panariti janë rreth 1000 fermerë të dëmtuar e ata presin ndihmë nga qeveria. Ndërsa politika që duhet ndjekur theksoi ai duhet të jetë kompensimi kokë më kokë.
“Ajo çfarë është më emergjente dhe më e ndjeshme në këto ditë, është sëmundja e gjedhit, e cila preku vendin tonë. Ne kemi menduar dhe vendosur, që çdo kafshë e dëmtuar, të zëvendësohet me kafshë të gjalla, rraca të zgjedhura, sipas zonave ku do të bëhet kompensimi,” tha Panariti në komision.
Veç kësaj Ministri i Bujqësisë shtoi se duhen dhe 700 milionë për sistemin e përmbytjeve.
“Jam këtu të kërkoj 700 milionë lekë për të ndërhyrë në të gjithë sistemin, për të shpëtuar vendin dhe zonat më të rrezikuara, nga përmbytjet”, tha Panariti.
Ministri foli dhe për arritjet në sektorin e bujqësisë gjatë vitit 2016. Ai tha se risi këtij viti është se janë eksportuar jashtë vendit edhe vezë të freskëta të kategorisë së parë dhe në totalin e saj, bujqësia ka futur në ekonominë familjare dhe atë kombëtare, deri në fund të muajit shtator, 50 milionë euro më shumë, sesa i gjithë viti 2015.

Article Logic
Execution time: 0.0037558078765869