INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo më personel, hoteli funksionon përmes aplikacionit

Jo më personel, hoteli funksionon përmes aplikacionit

Publikuar më: 13:06 26-11-2018

Keni menduar ndonjëherë sesi do të funksiononte një hotel pa recepsion? Kush do të kujdesej për ju, si do të mund të rezervonit?

Dhe të gjitha këto pyetje marrin përgjigje në Kinë e cila ka ndërtuar hotelin pa recepsion.

E në këtë pikë pa dyshim që revolucioni i besohet teknologjisë, pasi klientët mund të bëjnë check-in, të hapin dhomat, të përzgjedhin menunë e mëngjesit, të hapin kondicionerin pa patur nevojën e një personeli.

Të gjitha këto shërbime i janë besuar aplikacionit We chat një marrëveshje e arritur mes kompanisë së rrjeteve të hoteleve dhe aplikacionit kinez i ngjashëm me WhatsApp.

Duhet thënë se kjo nuk është iniciativa e parë e ndërmarrë në Kinë.

Që prej 2014 janë krijuar këto smart hotel, por risia në këtë marrëveshje është që Tencent, shoqëria që ka në pronësi WeChat do të aplikojë për herë të parë në botë njohjen e fytyrës për regjistrim në brendësi të një hoteli.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Amazon ka hapur supermarkete të ndryshme pa kasa dhe shitëse.

Janë Amazon Go, të cilat japin mundësinë të marrësh produkte nga raftet e dyqanit, ti vendosësh në çantë dhe të dalësh pa qenë e nevojshme të kalosh në kasë.

Gjithçka është e mundur falë një aplikacioni, një sistemi videokamera dhe sensori që identifikon mallrat e blera, duke bërë llogaritë e shpenzimeve në kartën tuaj të kreditit, e regjistruar për të bërë blerje në Amazon.

Por zhvillime të tilla tregojnë edhe një herë fuqinë që po merr teknologjia duke zëvendësuar detyrat që më parë i bënte njeriu.

Article Logic
Execution time: 0.0036349296569824