INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të flesh brenda tingujve, njihuni me hotelin në formë kitareje [FOTO]

Të flesh brenda tingujve, njihuni me hotelin në formë kitareje [FOTO]

Publikuar më: 13:28 02-11-2018

Arkitektura dhe guximi i inxhinierëve kanë thyer edhe ligjet e vendosura deri më sot.

Pasi shumë specialistë kanë guxuar të ndërtojnë ndërtesa të cilat me të vërtetë duket se kanë thyer ligjet e natyrës duke i dhuruar syrit dhe mendjes edhe më shumë kreativitet.Për të gjithë të apasionuarit e muzikës e sidomos të kitarës do të mund të shijojnë edhe një ndërtesë në formën e këtij instrumenti muzikore.

Një hotel i ri në formë kitareje është duke u ndërtuar në Florida të SHBA-së.

Ndërtesa si kitarë do të jetë e lartë rreth 138 metra me rreth 600 dhoma dhe pritet të inaugurohet verën e vitit që vjen.

Hoteli në formë kitareje thuhet se ka kushtuar plot 1.5 miliardë dollar.

Por, si çdo projekt, ka persona që mezi e presin, duke thënë që do t’i japë shtysë të mëtejshme turizmit, por ka edhe nga ata që thonë se ky hotel është i shëmtuar dhe aq i madh sa mund të shikohet nga hapësira.

“Ne mendojmë se dizajni arkitekturor krijon më vetë një tërheqje fantastike. Do të jetë unik në botë dhe do të tërheq vëmendjen në të gjithë globin” u shpreh James Allen shefi ekzekutiv i rrjeteve të hotelerisë.

3.PNG

2.PNG

1.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0036551952362061