INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
VRASJA NË BLLOK/ Vetëdorëzimi në polici i Ajaks Boshnjakut, detajet: Ai është miku i komandos që...

VRASJA NË BLLOK/ Vetëdorëzimi në polici i Ajaks Boshnjakut, detajet: Ai është miku i komandos që...

Publikuar më: 13:34 26-11-2018

Mbrëmjen e së dielës një nga shtetasit e shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë në ish-bllok në 4 tetor ku u përfshi dhe këngëtarja Elvana Gjata, u vetëdorëzua në polici.

Ajaks Boshnjaku, i cili ka qenë i pranishëm në konfliktin e armatosur që ndodhi në lokalin në pronësi të Redi Popeskut, ishte shpallur në kërkim si person që ka dijeni për këtë ngjarje. Mbrëmjen e 4 tetorit mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Boshnjaku u vetëdorëzua në policinë e Tiranës i shoqëruar nga avokatja e tij, Olta Myftaraj.

Ajaks Boshnjaku është mik i komandos Mevjol Billo, i cili është i dyshuari kryesor për shkëmbimin e zjarrit mes viktimës dhe të plagosurit, të cilët ishin miq me njëri-tjetrin.

Ndërkohë që policia vazhdon kërkimet për personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë, mes të cilëve përveç Billos, edhe partneri i Elvana Gjatës, Ervin Mata.

Article Logic
Execution time: 0.0046799182891846