INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo më partnerë në ekran, ja ku do ta shohim Ori Nebiajn dhe Isli Islamin këtë sezon

Jo më partnerë në ekran, ja ku do ta shohim Ori Nebiajn dhe Isli Islamin këtë sezon

Publikuar më: 17:30 05-09-2022

Dikur e moderonin, por tashmë ishin si të ftuar në emisionin që e drejtonin prej vitesh. Po flasim për Ori Nebiajn dhe Isli Islami të cilët nuk do t’i shohim më në drejtimin e “wake Up”. Surpriza e sotme gjatë rrëfimit të tyre, ishte nga Ori e cila e konfirmoi edhe njëherë që sezonin e ri televiziv do jetë nën moderimin e Përputhen.

“E vërteta është që edhe në ditën tonë të fundit, nuk u kuptua asgjë. Ne vendosëm që të largohemi në momentin e duhur. Jam e lumtur sepse do na mbetet një kujtim shumë i bukur. Unë u kujdesa që të punoja me “Pushime On Top”, që unë e dua shumë. Sezoni i ri ka të reja dhe në media është komentuar “Për’puthen”, me ikje dhe ardhje të reja. Shumë mundësisht do jem dhe unë pjesë e këtyre të reja. Unë them që po…”,-u shpreh Nebiaj.

Nga ana tjetër partnerin e saj të “Wake Up-it” do ta shohim ndryshe në rolin e kërcimtarit, pasi Isli do të jetë pjesë e kastit të “Dancing With The Stars”.

“Menduan të më japin një sallë më të madhe për shkak të gjatësisë… Kam filluar të mësoj fjalorin e baletit sepse unë do jem në “Dancing With The Stars” si konkurrent,”-tregoi moderatori.

Kujtojmë që më herët është konfirmuar që Wake Up këtë vit do të ketë si protagonistë tre persona, Blendi Salajn, Neada Muçaj dhe Enxhi Nasufin.

Article Logic
Execution time: 0.0042510032653809