INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo gjithçka është siç duket! Rexhinaldo rrëfehet haptazi për problemet tek Kukësi!

Jo gjithçka është siç duket! Rexhinaldo rrëfehet haptazi për problemet tek Kukësi!

Publikuar më: 13:26 01-02-2019

Sulmuesi i Kukësit, Rexhinaldo, ka hapur jo pak polemika me klubin e tij. Që prej transferimit të Vasil Shkurtajt, ai postoi një “Instagram” një foto që hapi polemika, duke nënkuptuar se nuk e pranonte stolin. Presidenti Gjici, e dënoi për tu stërvitur me ekipin B, por më pas e fali. Rexhinaldo ka vendosur të flasë.
“Janari ishte një muaj i vështirë për mua. Ishte një muaj me shumë pasiguri në lidhje me të ardhmen time. Kam pasur disa propozime për tu transferuar në klub tjetër, që më kanë pëlqyer. Gjithmonë ia kam komunikuar klubit dhe e kam ditur se ata marrin propozime edhe nga menaxherë të ndryshimë. Kam folur me njerëzit në klub pasi ishte një mundësi për mua, megjithatë, pa sukses, pasi klubi nuk më ka lejuar të iki për shkak të vlerës që ata donin, por edhe sepse luftojmë për titullin. E pranoj vendimin e presidentit, por ky ka qenë një muaj që më ka turbulluar. Unë jam profesionist dhe e respektoj mundësinë që më është dhënë. Ajo çka lamë pas është e kaluara. Tani do të punoj siç kam bërë gjithmonë. Jam i fokusuar të ndihmoj klubin për të arritur objektivat. E ardhmja i takon Zotit, Forca Kukësi”, shkruan Rexhinaldo në “Instagram”.

rexhino_insta.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0018641948699951