INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Jetova me frikën se kisha kancer gjiri”, Xhensila bën rrëfimin e rrallë dhe jep një mesazh të fortë për vajzat dhe gratë

“Jetova me frikën se kisha kancer gjiri”, Xhensila bën rrëfimin e rrallë dhe jep një mesazh të fortë për vajzat dhe gratë

Publikuar më: 12:29 18-10-2021

Muaji tetor ësht muaji i ndërgjegjësimit ndaj luftës kundër kancerit të gjirit.

Personazheve të shumta që kanë bërë thirje për kontrolle të vazhdueshme ka qenë edhe Xhensila Myrtezaj.

 

Këngëtarja e njohur ka rrëfyer për 2 muaj të tmerrshëm kur dyshonte se kishte kancer.

Pas lindjes së vajzës, dhe pasi mbaroi procesi i gjidhënies, kuptova që kishte diçka që nuk shkonte me trupin tim. Më është dashur ta mbaj këtë gjë brenda vetës për dy muaj rrjesht, një frikë shumë e madhe nuk më lejonte ta ndaja me të tjerët këtë gjë, por më vriste edhe shumë ndërgjegja që po bëja shumë gabim”, tregon këngëtarja, duke shtuar se njeriu i parë me të cilin e kishte ndarë këtë shqetësim, kishte qenë bashkëshorti i saj, aktori Bes Kallaku.

Sigurisht, Besi më dërgoi tek mjeku, dhe falë Zotit gjithçka ishte në rregull, ishin thjesht disa ciste që i dalin nënave pas gjidhënies”, tregon Xhensila.

Artistja ka zbuluar se pas atij momenti ajo bën kontrolle tē vazhdueshme: check-up çdo 6 muaj dhe ekon morfologjike çdo 2-3 muaj, duke i sugjeruar të gjitha vajzave dhe grave, që të bëjnë po të njëjtën gjë dhe të kontrollohen vazhdimisht.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039279460906982