INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jeni fans i filmave horror? Ja lista me 5 filmat më të mirë të zhanrit që dolën këtë vit[VIDEO]

Jeni fans i filmave horror? Ja lista me 5 filmat më të mirë të zhanrit që dolën këtë vit[VIDEO]

Publikuar më: 13:26 16-12-2018

Filmat horrorë janë një lloj i veçantë zhanri, i cili padyshim ka shumë ndjekës nëpër botë me adrenalinë që ofron. Edhe pse kohët e fundit ata nuk po preferohen shumë, padyshim kompanitë e filmave nuk i kanë lënë ata pas dore.

Më poshtë një listë me 5 filma, të cilët janë konsideruara edhe si më të mirët të këtij viti.

1. Halloween (2018) është vazhdimi i filmit me të njëjtin titull që nga viti 1978. Flet për personazhin kryesor, e cila nga një adoleshente tashmë është plakur, ndërkohë që një fëmijë i ri është në lojë.

2. The Quiet Place, në këtë film protagonisti nuk duhet të flasë ose vetëm të pëshpëritë ndryshe vdekja do të bjerë mbi të. Bota është e pushtuar nga mostra që ndjejnë kudo zhurmën dhe i zhdukin njerëzit.

3. Annihilation, një zonë misterioze karantine, e cila është pushtuar nga alienët po transformon krijesat dhe tokën brenda saj. Zona bëhet akoma më e madhe dhe qeveria e SHBA-së mendon se do të pushtojë Amerikën nëse nuk ndalohet.

4. Hereditary, është një horror që përfshin ngjarjet nga jeta e përditshme. Ndodhet aq pranë jetës së përditshme sa do ta keni të vështirë të merrni veten pas këtij filmi.

5. Upgrade, Një film rreth krijesës Venom, përpara se filmi origjinal të dilte në skenë. Bëhet fjalë për një robot me Inteligjencë Artificiale i zënën në kurth brenda trupit të një njeriu.

Article Logic
Execution time: 0.0035839080810547