INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U largua nga Big Brother, LIMI tregon ARSYEN: Mora një telefonatë…

U largua nga Big Brother, LIMI tregon ARSYEN: Mora një telefonatë…

Publikuar më: 12:39 01-02-2026

Largimi i Limit nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova” ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, duke ngritur edhe shumë pikëpyetje tek publiku.

Pas daljes nga shtëpia, Limi ka bërë një reagim publik, në të cilin ka shpjeguar arsyet e largimit të tij nga gara. Ai ka treguar se vendimi ishte i menjëhershëm dhe erdhi si pasojë e një marrëveshjeje paraprake me produksionin, e cila ishte vendosur që para nisjes së formatit.

Sipas tij, gjithçka u aktivizua pas një telefonate, e lidhur me një çështje strikte personale. Limi bëri të ditur se kishte lënë udhëzime të qarta për stafin: në rast se do të merrte një telefonatë të tillë, ai duhej të largohej menjëherë nga shtëpia.

“Duhet ta marr siç vjen”, është shprehur ai, duke theksuar se nuk është person që dorëzohet lehtë, rrethanat personale ishin të pashmangshme.

Në përfundim të deklaratës, Limi la të kuptohet se arsyeja kryesore e largimit lidhet me jetën jashtë shtëpisë, duke e mbyllur reagimin me fjalët:“Por çka të bëjmë, kjo është jeta.”

Article Logic
Execution time: 0.0015270709991455