INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jehona e ‘’jelekëve të verdhë’’ tashmë roman[FOTO]

Jehona e ‘’jelekëve të verdhë’’ tashmë roman[FOTO]

Publikuar më: 21:56 05-01-2019

Protestat e jelekëve të verdhë në Francë ka dy muaj që vijon. Po tashmë jehona është pjesë e një romani profetik. Autori provokues i tij Michel Houellebecq ka zgjedhur t’i japë zë protestave përmes shkrimit.

Heroi i krijimit të tij të fundit, “Serotonin”, që lidhet me protestat është një agronom, i cili kthehet në rrënjët e tij në provincën franceze të Normandisë, së shkatërruar nga globalizimi dhe politikat bujqësore europiane.
Libri përshkruan më tej një protestë të ngjashme me atë të jelekë-verdhëve, e cila e ka tronditur Francën që prej muajit nëntor. Houellebecq flet për një popullsi rurale, e cila duket si e marrë fund, por që ka një moment zgjimi dhe rebelohet duke bllokuar rrugë, ashtu siç ndodhi vërtet disa javë më parë.
Kritika e ka pritur mirë librin e fundit e atij që është cilësuar si “Fëmija i tmerrshëm i letërsisë franceze”, dhe një pjesë e publikut gjithashtu. Euroskeptiku u kthye në figurë preferuar të ekstremit të djathte kur libri i tij i fundit, “Dorëzimi”, i cili flet për një Francë të nënshtruar përballë ligjit të sheriatit pas zgjedhjes së një presidenti mysliman në 2022-shin.
Libri i tij i fundit, “Dorëzimi”, doli nëpër librari në të njëjtën ditë të janarit 2015, kur xhihadistët mësynë zyrat e revistës satirike Charlie Hebdo, duke vrarë 12 persona, përfshirë dhe një mik të ngushtë të shkrimtarit.

libbb.jpg

libbbbba.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036919116973877