INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fitorja e jelekverdhëve, Franca anulon eko-taksën për 2019

Fitorja e jelekverdhëve, Franca anulon eko-taksën për 2019

Publikuar më: 13:11 06-12-2018

Protesta e jelekverdhëve arriti qëllimin e saj, rritja e taksave mbi karburantin anulohet për tërë vitin 2019.

Këtë të martë, kryeministri Edouard Philippe kishte njoftuar se “ecotax” nuk do të ishte përfshirë në draftin financiar 2019, por kishte folur për një “moratorium” 6-mujor.

Vendimi i Macron, është një përpjekje ekstreme për të shmangur të shtunën e katërt të protestave dhe përplasjeve të jelekëve të verdha.

Ministri i tranzicionit ekologjik, Francois de Rugy, konfirmoi se kishte folur me Macron, i cili i shpjegoi atij se rritja e taksave të karburantit ishte “anuluar për vitin 2019”: “Macron më tha, – theksoi de Rugy, – se njerëzit kishin përshtypjen se kishte një mashtrim, se atyre u ishte thënë se kishte një pezullim dhe se pas taksës do të ringjallej”.

Për më se një muaj rrugët e Parisit u shndërruan në skena lufte ku protestuesit që kishin veshur jelekët e verdhë kërkonin anulimin e taksës mbi karburantin. Gjatë protestave nuk munguan përplasjet me policinë.

Article Logic
Execution time: 0.0042190551757812