INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Je shumë i bukur, të isha “gay” do lidhesha me ty”/ Plas KEQ mes djemve në “Përputhen”: “Mami im vdes për ty …”

“Je shumë i bukur, të isha “gay” do lidhesha me ty”/ Plas KEQ mes djemve në “Përputhen”: “Mami im vdes për ty …”

Publikuar më: 19:28 10-09-2021

Së fundmi në emisionin “Përputhen” është prezantuar dhe vajza më e re e cila ka kompletuar pesëshen e vajzave të këtij sezoni.

Alvisa vodhi menjëherë vëmendjen e djemve dhe nuk kaloi shumë që ata të fillonin debatet mes tyre, por ajo çka u vu re ishin komentet disi të pazakonta.

Menjëherë pas prezantimit Alvisës i duhej të zgjidhte një prej djemve dhe ajo zgjodhi Taulantin në një takim 4-minutësh, por ky i fundit mes emocionesh nuk i dha shumë në këtë takim bukuroshes bjonde.

Djemtë po jepnin mendimet e tyre për takimin e “sikletshëm” dhe ishte Argjendi i cili u shpreh se: “Alvisës i duhet një mashkull më burrë, të kisha qenë unë…”.

Kjo shkaktoi debat ku mikrofonin e mori një prej djemve që iu kundërpërgjigj Argjendit: “Ti Argjend, je shumë i mirë, shumë i bukur, të isha gej do lidhesha me ty, por që mos ul tjetrin për të ngritur veten”, u shpreh Bajo, duke vazhduar me ironi se është shumë i mirë sa edhe mami i tij pëlqeu më shumë Argjendin se vetë atë.

Article Logic
Execution time: 0.0038540363311768