INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Je burim krenarie për ne', Rita Ora merr titullin e rëndësishëm nga Presidenti i Shqipërisë

'Je burim krenarie për ne', Rita Ora merr titullin e rëndësishëm nga Presidenti i Shqipërisë

Publikuar më: 14:32 05-09-2022

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora ndodhet së fundmi në Tiranë pasi me datë 6 Shtator do të mbajë koncert në sheshin "Skëndërbej". Ditën e sotme ajo është dekoruar me titullin "Naim Frashëri" nga Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj për aktivitetin dhe rolin e saj si ambasadore në çështje me ndjeshmëri të lartë kombëtare dhe globale.

“Jam i sigurt se ky nderim sot mbart vlerësimin e çdo artdashësi në Shqipëri, Kosovë dhe kudo në botë. Janë miliona njerëz që mendojnë se ti je shembulli më i qartë se kur talenti dhe dimensioni njerëzor ndërthuren së bashku, krijojnë vlera të jashtëzakonshme që frymëzojnë globalisht. Dhuntia jote, një zë i mrekullueshëm, së bashku me shumë talente te tjera që mbart, të kanë shndërruar në një njeri që ka rrëmbyer zemrat e miliona artdashësve. Të gjithë kemi parë se si zëri yt jo vetëm e ka pasuruar fondin e muzikës botërore, por është një zë i fuqishëm edhe në shumë kauza sociale e kulturore, të cilat ndihmojnë për ta bërë botën një vend më të mirë për të gjithë. Shqipëria dhe Britani e Madhe kanë një histori të gjatë bashkëpunimi. Ne festuam 100 vjetorin e marrëdhënieve tona. Java e kulturës britanike që ne festojmë, tregon se jo vetëm nëpërmjet kulturës, por edhe përmes biznesit, ekonomisë dhe politikës, lidhja jonë do të jetë e fortë për shumë vite të tjera në vijim. Uroj që edhe në të ardhmen ta sfidosh veten duke u nxitur nga kjo ambicie artistike e fortë dhe duke plotësuar ëndrrat e tua, ta bësh mbarë botën të ëndërrojë. Së fundi, me lejo të them se nëse për botën je një artiste e madhe, për ne je gjithnjë një burim krenarie", ka thënë Begaj gjatë ceremonisë.

Article Logic
Execution time: 0.0035390853881836