INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jay Z bën rrëfimin tronditës që shkund themelet e martesës së tij me Beyonce

Jay Z bën rrëfimin tronditës që shkund themelet e martesës së tij me Beyonce

Publikuar më: 15:29 11-07-2017

Reperi i njohur ka pranuar se martesa e tij “nuk është ndërtuar mbi 100% të vërteta”.

Producenti 47 vjeçar, i cili është martuar me divën e muzikës 9 vite më parë, ka pranuar se gjëja më e vështirë që ka bërë ndonjëherë është përballimi i problemeve martesore. Ai tha: “Kjo është jeta ime e vërtetë. Ne ndërtuam një vilë të madhe dhe të bukur marrëdhënieje që nuk ishte e ndërtuar 100% mbi të vërteta dhe filloi të plasaritet. Filluan të ndodhin gjëra që publiku mund të shihte. Më pas arritëm në një pikë ku ramë dakort që të grisnim gjithçka dhe t’ia fillonim nga e para... Ishte gjëja më e vështirë që kam bërë ndonjëherë”. Mos ndoshta bëhet fjalë për tradhëtitë e shumëpërfolura të Jay Z ndaj Beyonce? Ylli i shumëhiteve duket se sapo pranoi me gojën e tij që gjithçka paska qenë e vërtetë. 

Article Logic
Execution time: 0.0039088726043701