INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jashtë Parlamentit PROTESTOHET, ja çfarë bëjnë deputetët e Partisë Socialiste

Jashtë Parlamentit PROTESTOHET, ja çfarë bëjnë deputetët e Partisë Socialiste

Publikuar më: 19:10 26-02-2019

Seanca parlamentare e nisur në orën 17:00 të pasdites së sotme, dhe duket se do të zgjasë, pavarësisht se jashtë ndërtesës qëndrojnë protestuesit opozitar.

Burime për OraNews informojnë e është shtuar numri i deputetëve socialistë që marrin fjalën në Parlament, megjithëse e gjithë vëmendja është tek protestuesit.

Ndërkohë në nisje të seancës plenare kryeparlamentari Ruçi njoftoi se një tjetër deputet i është bashkuar grupit parlamentar të PS.

“Iu njoftoj se deputeti Dritan Bici është bërë anëtar i grupit të PS-së”- u shpreh Ruçi.

Deputeti Bitri u rreshtua në radhët e PS pas largimit nga PDIU, duke mos pranuar djegien e mandatit. Ndër të tjera Ruçi tha se është njoftuar KQZ për dorëzimin e mandateve të deputetëve të opozitës.

“Në zbatim të kodit për dorëzimin e mandateve, njoftuam organin kompetent për të vijuar me procedurat e mëtejshme.’ tha Ruçi ndërsa çeli punimet e seancës.


Gjithçka nga protesta kliko këtu

Article Logic
Execution time: 0.0032742023468018