INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Janë shtirur sikur nuk njihen!' Shqipja publikon foton e vjetër të Teas duke puthur Andin, reagon autorja e 'Për'puthen'

'Janë shtirur sikur nuk njihen!' Shqipja publikon foton e vjetër të Teas duke puthur Andin, reagon autorja e 'Për'puthen'

Publikuar më: 23:40 03-12-2020

Konkurrentja e pezulluar e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj, ka deklaruar që prej daljes së saj se do të plasë “bomba” me të palarat e emisionit.

Gjatë intervistave të saj, ajo është shprehur se njerëzit në emision nuk ishin realë dhe theksoi faktin që iu bë padrejtësi, pasi askush nuk e la të sqarohej për veprimet e fjalët e saj.

Kështu, ajo sapo ka lëshuar bombën e parë. Shqipja ka postuar një foto në Instastory, ku shihen Andi dhe Tea vite më parë, në krahët e njëri-tjetrit.

Në foton e postuar prej saj, Tea shihet teksa puth Andin, por nuk dihet me saktësi në çfarë viti është realizuar kjo foto dhe çfarë ka patur mes tyre.

Tea dhe Andi në klasë të parë kishin mbledhur lekët për kafe. Foto bombastike që është direkt për skualifikim, sepse janë shtirur se nuk njihen të pafytyrët dhe mashtruesit. Janë tallur me një publik të tërë, me konkurrentët brenda, me produksionin. Hë moj Olsa ku je?Të shpëtoi ky detaji i vogël? Skualifikoi! Apo po fle gjumë dhe zgjohesh vetëm nga klikimet. Tani do e tregosh veten sa e drejtë je. Se unë të njoh por publiku që s’të njeh. Me mua e tregove drejtësinë.

IMG_20201203_213646_915.jpg

Pas zhurmës së shkaktuar në rrjet ka ardhur edhe reagimi i autores së “Për’puthen” Olsa Muhameti, e cila ka publikuar dy video në Instastory ku mohon akuzat e Shqipes.

Ajo thotë se është alarm fals dhe se e gjitha do sqarohet të hënë, ndërsa dita e nesërme do vijojë normalisht.

“Qetësohuni, qetësohuni, është thjesht “false alarm”. Nesër kemi një super takim, nuk do e prish për falsë alarmin. Të hënën do i sqarojmë të gjitha, kush është e vërteta. Dhe një gjë mendoj me veten, çfarë bëjnë njerëzit për vëmendje. Programi i djeshëm ka shkuar prapë një milionë”.

Article Logic
Execution time: 0.00376296043396