INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Ma reper se ti është Lori!’ Pas reagimit të Mozzik, Capital T ka dy fjalë për të thënë! [FOTO]

‘Ma reper se ti është Lori!’ Pas reagimit të Mozzik, Capital T ka dy fjalë për të thënë! [FOTO]

Publikuar më: 22:31 03-12-2020

Mes reperëve shqiptarë duket se ka nisur një luftë me diss-e, me postime e sulme në rrjete sociale. Gjithçka nisi kur Capital T i ftuar në emisionin e Meriton Mjekiqit bëri një diss që u tha se ishte për Mozzik. Ky i fundit reagoi me një sërë postimet në rrjete sociale ku shkruante: “Quhet respekt ajo që u mungon shumë njerëzve. Quhet punë ajo që me atë arrin gjithçka. Quhet para ajo që lakoj botën e njeriut. Urrejtja dhe dashuria. Pasunia dhe varfnia. Merita dhe Fati. Heshtja dhe zhurma. Mendja të qon shumë larg…por duhet edhe këmbët”.

Shumë shpejt reagoi edhe Capital T, i cili publikoi një status ku shkruante: Burrnia nuk blihet me kurrgjo, e ju s’e keni.

E pas këtyre postimeve duket qartë se reperët e kanë me njëri-tjetrin pasi Capital T nuk e ndjekë më në Instagram as Mozzikun dhe as Getinjon.

Se çfarë do ndodhë më tej, na mbetet të presim…

 

Article Logic
Execution time: 0.0042328834533691