INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ylli shqiptar me famë botërore i thotë Taynas para të gjithëve: ‘Je më e mira!’ [FOTO]

Ylli shqiptar me famë botërore i thotë Taynas para të gjithëve: ‘Je më e mira!’ [FOTO]

Publikuar më: 11:31 04-12-2020

Dy ditë më parë, Stanaj ka publikuar projektin e ri me titull “Noel”, duke e shoqëruar edhe me videoklip, ndërsa përmes saj solli aromë festive, ashtu sikurse këngët e kolegëve të tij që kanë motive feste.

Stanaj nuk u rikthye vetëm, por në bashkëpunim me producentin Tommee Profitt, ndërsa kënga është pjesë e albumit të Profitt.

Dhe Tayna nuk ka ngurruar të shprehë mbështetjen e saj ndaj këngëtarit. Ajo ka ndarë ditën e djeshme këngën e tij në Instastory duke treguar kështu suportin e saj.

Por nëse menduat se reperja thjesht po mbështet një artist shqiptar të suksesshëm në SHBA, e keni patur gabim. Duket se ata njihen me njëri-tjetrin ndonëse nuk dihej më herë rreth miqësisë së tyre.

Stanaj ka rishpërndarë storyn në profilin e tij në Instagram, duke shkruar: “Ti je më e mira.”

20201203_235619.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038979053497314