INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jahti që ndaloi në Sarandë, mrekullon edhe Monakon, të veçantat e tij…[FOTO]

Jahti që ndaloi në Sarandë, mrekullon edhe Monakon, të veçantat e tij…[FOTO]

Publikuar më: 14:51 23-06-2019

Në brigjet e Monakos lundroi një nga jahtet më të mëdhenj në të gjithë botën, i cili kap vlerën e 360 milionë paundve.

I emëruar “Sailing Yacht A”), super jahti lundroi krenar mes gjithë jahteve të tjerë të super miliarderëve që ishin parkuar në gji.

Jahti është në pronësi të miliarderit 47 vjeçar rus, Andrey Melnichenko, i cili e ngriti “perandorinë” e tij falë tregtisë së qymyrit.

Jahti që ka ngjallur kuriozitet të lartë në të gjithë botën është 144 m i gjatë dhe 25 m i gjerë. Gjithmonë në udhëtime ai ka një ekuipazh prej 15 anëtarësh, por në bordin e tij mund të rrinë pa problem 20 të ftuar si dhe një ekuipazh prej 54 personash.

Jahti luksoz ka 8 kate, një vend për uljen e helikopterit, një pishinë të madhe dhe një dhomë për vëzhgimin nënujor.

Kujtojmë se jahti korrikun e 2018-ës “pushtoi” gjirin e Sarandës, ku u ankorua për disa orë për t’u furnizuar me 840 mijë litra naftë.

 

j4.PNG

j3.PNG

j2.PNG

j1.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0037240982055664