INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ankorohet në Sarandë ‘Perla e Zezë’, jahti 200 mln euro [FOTO]

Ankorohet në Sarandë ‘Perla e Zezë’, jahti 200 mln euro [FOTO]

Publikuar më: 15:18 19-12-2018

Bregdeti i Sarandës është kthyer në një atraksion për turistët jo vetëm për stinën e verës, por edhe të dimrit.

Në qytetin bregdetar ka ndaluar sot një ndër jahtet më të bukur dhe më të mëdhenj në botë, me emrin “Black Pearl”.

Jahti luksoz është 106 m i gjatë dhe ka flamur islandez. Ai është ankoruar mëngjesin e sotëm në portin e Sarandës, ndërsa vinte nga Qipro për turizëm si dhe për furnizim me karburant.

“Perla e Zezë” me vlerë 200 milionë dollarëve është prodhuar në vitin 2016 dhe është në pronësi të biznesmenit rus Oleg Burlakov.

perla_3.jpg

perla_2.jpg

perla_1.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0039420127868652