INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jahti me austriakë lëshon alarmin SOS pranë portit të Durrësit

Jahti me austriakë lëshon alarmin SOS pranë portit të Durrësit

Publikuar më: 22:51 09-05-2019

Moti i keq i ka dhënë pasojat e tij. Një jaht me turistë austriakë ka dhënë mbrëmjen e sotme alarmin sos për mbytje vetëm 3 milje larg nga Kallmi.

Alarmi është dhënë në kapitenerinë e Durrësit dhe kërkohet ndërhyrja e rojës bregdetare.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se jahtit i është fikur motorri si pasojë e motit të keq.

Bëhet me dije se brenda jahtit ndodhen 3 shtetas nga Austria dhe se Kapiteneria e Portit sapo ka marrë alarmin, kanë marrë masat për të shpëtuar personat që kanë ngecur në jaht.

Article Logic
Execution time: 0.0045619010925293