INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tronditëse/ Thaçi: Një kryeministër shqiptar më ka sjellë planin për ndarjen e Kosovës

Tronditëse/ Thaçi: Një kryeministër shqiptar më ka sjellë planin për ndarjen e Kosovës

Publikuar më: 23:05 09-05-2019

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Opinion ka lëshuar një deklaratë të fortë, teksa tha se një nga kryeministrat e Shqipërisë i kishte çuar në zyrë planin për ndarjen e Kosovës.

'’Një nga kryeministrat e Shqipërisë më ka ardhur dhe më ka sjell në zyrë planin e Zoran Đinđić (ish-kryeministri i Serbisë) për ndarjen e Kosovës. E kam nxjer menjëherë jashtë. Fliste vetëm për ndarje të Kosovës. Në vitin 2002’', ka thënë Thaçi.

Në vitin 2002 Shqipëria ka pasur tre kryeministra, Pandeli Majkon, Ilir Metën dhe Fatos Nanon. Thaç nuk bëri me dije se cili nga ata i kishte çaur në zyrë planin për ndarjen e Kosovës, por u shpreh se ndërsa emrin do ta bëj publik një herë tjerë.

Article Logic
Execution time: 0.0035009384155273