INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Është gjobitur për mosdeklarim të pasurisë, por emërohet në krye të Hetimit Tatimor! Ja për kë bëhet fjalë

Është gjobitur për mosdeklarim të pasurisë, por emërohet në krye të Hetimit Tatimor! Ja për kë bëhet fjalë

Publikuar më: 22:28 09-05-2019

Ditën e djeshme newsbomb.al dha lajmin e emërimit në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Hetimit Tatimor të Silvana Lamajt.

Lamaj zëvendësoi në këtë detyrë Adrian Shehun. Por drejtoresha e re nuk ështtë një emër i panjohur, shkruan newsbomb.al.

Lamaj ka punuar si shefe finance në kohën kur bashkia e Tiranës drejtohej nga Lulzim Basha. Nga ana tjetër, ajo është angazhuar në fushatën e Halim Kosovës, i cili asokohe kandidonte përballë Erion Veliajt.

Por më shumë se sa katapultimi i saj nga qeverisja e djathtë në qeverisjen e drejtuar nga Edi Rama vlen për t’u përmendur një vendim i datës 10 nëntor 2014 ku Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ka gjobitur Silvana Lamajn për mosdeklarim të pasurisë.

Për më tepër lexoni në linkun https://www.newsbomb.al/skandal-eshte-gjobitur-per-mosdeklarim-te-pasurise-por-emerohet-ne-krye-te-hetimit-tatimor-kush-eshte-silvana-lamaj-kalimi-nga-basha-te-rama-163571

Article Logic
Execution time: 0.0036928653717041