INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si të pastrehët në Amerikë, kërcënojnë me Donald Trump [FOTO]

Ja si të pastrehët në Amerikë, kërcënojnë me Donald Trump [FOTO]

Publikuar më: 15:45 17-10-2016

Kjo do të bënte të ndalonte edhe vetë Donald Trump.

Duke përfituar nga situata politike, një i pastrehë me aftësi të pabesueshme marketingu, ka gjetur mënyrën më efektive për t'ua   nxjerrë paratë nga xhepi.

“Më jepni një dollarë ose do të votoj për Trumpin". Kështu shkruan në pankartën e personit në fjalë që pa dyshim ka patur vëmendjen jo vetëm të kalimtareve. Fotoja po bën xhiron e internetit duke mos lënë askënd indiferent. Madje ka patur nga ata që mbishkrimi mbi karton, i ka nxitur t'i dhurojnë të pastrehut kreativ edhe më tepër nga sa ai ka kërkuar. 'Ai bënte thirrje për një dollar',  thotë një nga qytetarët, por mënyra që kishte menduar për ta bërë këtë ishte një gjetje, ndaj ia vlente t'i jepja 5 dollarë"

Ky është efekti që ka patur biznesmeni i kthyer në politikan, falë deklaratave të çuditshme në publik duke e bërë atë kandidatin më të urryer ndonjëherë nga shtetasit amerikanë.

Pas kësaj, dyshojmë se personi në foto do të mbetet për shumë kohë një i pastrehë.

Article Logic
Execution time: 0.003889799118042