INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me telefon në timon. Sa do të jenë gjobat dhe si mund të shpëtosh?

Me telefon në timon. Sa do të jenë gjobat dhe si mund të shpëtosh?

Publikuar më: 16:10 17-10-2016

Ministria e Brendshme ka paralajmëruar ndryshime në Kodin Rrugor, ku pritet të ashpërsohen masat administrative për të gjithë përdoruesit e telefonave celular në timon.
Mësohet se Policia Rrugore ajo që propozon që shoferët që kapen duke përdorur telefonin në timon tëgjobiten nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë dhe si masë ekstreme deri në pezullim të lejes së drejtimit.
Policia Rrugore:
“Masa administrative do të jetë disa herë më e lartë dhe do shoqërohet me masë plotësuese për lejen e drejtimit për drejtuesin që konstatohet duke përdorur telefonin. Aktualisht shumica e drejtuesve përdorin telefon tip Android, që kërkon përdorimin e të dyja duarve dhe për pasojë shpërqendrohen, shkaktojnë pasoja në qarkullim dhe bëhen burim aksidentesh”.
Por për të gjithë ata që duhet të përgjigjen patjetër thirrjeve, në kohën kur janë në timon, ka një zgjidhje. Sipas të dhënave mediatike mesohet se nuk do të ketë gjoba për të gjithë ata që përdorin kufjet, autoparlant ose në të kundërt duhet të ndalojnë dhe të flasin në telefon.

Article Logic
Execution time: 0.0034348964691162