INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rritja e pagave e mësuesve, PD: Arsimi plaçkë lufte

Rritja e pagave e mësuesve, PD: Arsimi plaçkë lufte

Publikuar më: 15:08 17-10-2016

Menjëherë pasi Kryeministri Rama paralajmëroj rritjen e pagave për arsimtarët ka reaguar ashpër opozita e djathtë. Nëpërmjet deputetit Luçiano Boçi, opozita thotë se për 3 vite arsimi është kthyer në plaçkë lufte mes aleatëve në qeveri.
Luçiano Boçi:
“Për 3 vite arsimi u bë si tryeza e çakenjve,  ku Edi Rama ndan copa me aleatët e tij, në një luftë që ka për synim të kapë sa më shumë vende pune, dhe nuk ka aspak parasysh mësimdhënien.
Partia Demokratike mbështet cdo investim në arsim, por në këto 3 vite nuk pati asnjë rritje page për arsimtarët, të cilët u kërcënuan me vendin e punës për të dhënë votën për Edi Ramën, sic e thotë raporti i OSBE-ODIHR e sic ndodhi në zgjedhjet e fundit në Dibër.
Në këto tre vite nuk u ndërtua asnjë shkollë e re.
Këto të vërteta për arsimin i dinë mësuesit, nxënësit dhe prindërit dhe nuk mbulohen dot nga llomotitje më shumë se 1 orëshe e Edi Ramës.
Arsimi, mësimdhënia, mësuesit e nxënësit do të jenë më mirë pa Ramën”.

Article Logic
Execution time: 0.0038731098175049