INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si duhet të silleni me të dashurën tuaj kur ajo është gjatë ciklit

Ja si duhet të silleni me të dashurën tuaj kur ajo është gjatë ciklit

Publikuar më: 15:50 28-06-2017

Për disa ditë, një herë në muaj, vajzat nuk janë në formën e tyre më të mirë.

Kanë dhimbje, përjetojnë luhatje të shpeshta humori, ankohen shumë. Edhe ato vetë nuk ndihen aspak mirë, teksa e shohin veten që shndërrohen në një "bishë" që nuk duron dot asgjë përreth.

Por për ta është e rëndësishme që ta ndjejnë që ju jeni pranë tyre në këto ditë "të vështira" për to. Prandaj, nëse do të ndiqnin këto këshilla do i ndihmonit sado pak por edhe ju të mos mërziteni.

1-Mos e fajësoni për asgjë gjatë ciklit
Ndoshta ju mund të keni drejtë në atë që thoni, por lëri që ta thoni këtë për pak më vonë.

2-Mos përmendi asgjë që ka të bëjë me hormonet, ndryshimin emocional, apo edhe gjakun
Ju mund të rrezikoni shumë nëse përmendi këto tre gjera, ose përndryshe do ta bënë atë më të ndjeshme dhe do t'ju shpjegojë me detaje atë që po i ndodh. S'besoj se ju duket ide e mirë.

3-Shmang së thëni çdo gjë që mund ta nevrikosë atë
Ju e njihni mirë partneren tuaj, dhe e dini se çfarë e nevrikos atë. Kështu që mos ia thoni ato gjëra as me shaka, ose përndryshe do të përballeni me një "zemërim" të madh që mund të ketë ndikim në lidhjen tuaj.

4-Përgjigjuni pyetjeve me kujdes dhe mos u lodhni kur ajo pyet
Ndoshta mund të jenë pyetje që jua ka bërë më parë, por mos u nevrikosni. Në ato ditë ajo ka nevojë të ndihet mirë, të ketë vëmendjen tuaj. Në të kundërtën, ju do të "sulmoheni" nga një breshëri me fjalë të zemëruara, lot, mërzitje.

5-Jepini asaj ushqim të mirë
Një nga dhuratat më të mira që mund të bëni ato ditë është t'i dhuroni ushqim të mirë. Humbja e gjakut dhe ndjenja e të qenurit e fryrë nuk është aspak gjë e mirë. Gjatë ciklit, vajzat kanë sjellje si të ishin shtazënë, prandaj do të ishte ideale që ta pyesnit atë shpesh se çfarë mund t'i hahet në ato momente, dhe sigurisht të jeni të gatshëm t'ia blini.

Article Logic
Execution time: 0.0037300586700439