INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja për çfarë fantazojnë njerëzit aseksualë

Ja për çfarë fantazojnë njerëzit aseksualë

Publikuar më: 14:22 01-12-2016

Njerëzit të cilët identifikohen si aseksualë mund të mos përjetojnë tërheqje seksuale, por kjo nuk i ndalon që të masturbohen apo të kenë fantazi seksuale.

Një studim i ri ka zbuluar se afërsisht gjysma e femrave aseksuale dhe treçereku i meshkujve aseksualë kanë përjetuar këto eksperienca njëlloj si njerëzit seksualë. Këto zbulime hedhin dritë mbi këtë orientim seksual të kuptuar shumë pak dhe sugjerojnë se ndërkohë që fantazitë seksuale nuk gjenden kudo, etiketimi “aseksual” mund të përfshijë një grup me diversitet edhe më të lartë se sa u mendua fillimisht. Studiuesit nga University of British Columbia mbikqyri 739 njerëz, nga të cilët 351 ishin aseksualë (292 femra dhe 59 meshkuj). Krahasuar me seksualët, njerëzit aseksualë kishin më shumë mundësi që të mos kishin përjetuar kurrë një fantazi seksuale. Por kjo përbënte vetëm 20% të këtyre meshkujve dhe 30% të femrave aseksuale. E gjithë pjesa tjetër, që përbënte një shumicë dërrmuese, i kishte përjetuar ato duke krijuar një perceptim tërësisht të ri mbi këtë orientim seksual.

Article Logic
Execution time: 0.0038471221923828