INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjeni domethënien seksuale të emojit të ri më të përdorur! [FOTO]

Gjeni domethënien seksuale të emojit të ri më të përdorur! [FOTO]

Publikuar më: 15:49 01-12-2016

Bëhuni gati pasi emojit mund të shndërrohen në diçka që qëndron në kufirin mes prakticitetit dhe pullës së kuqe.

Përdoruesit e emojive kanë votuar që një simbol i ri t’i bashkohet listës se imazheve të nënkuptuara, që kanë filluar me pjeshkën dhe patëllxhanin. Bëhet fjalë për çadrën me pika shiu, e cila pavarësisht se duket e pafajshme në pamje të parë, presupozon seksin e sigurt, pra çadrën që të mbron nga pikat e shiut. Kjo duket si rezultat i natyrshëm pasi rreth 75% e njerëzve thonë se i përdorin emojit për të diskutuar mbi seksin. Madje një sondazh i ri tregon se ndërkohë që më shumë se gjysma  janë të parehatshëm kur flasin për praktikat sigurta të seksit, 9 nga 10 veta thonë që do ta bënin më hapur nëse do të ekzistonte një emoji me prezervativ. Ndërkohë që një emoji prezervativi nuk ekziston ende zyrtarisht, përdoruesit kanë votuar zgjedhjen e tyre nga ato që ekzistojnë aktualisht dhe e para në listë është çadra me pikat e shiut. Kushedi nëse do ta dëgjojë njeri të kompania e madhe e fytyrave të vogla të verdha dhe t’ua plotësojë dëshirën e emojit me prezervativ që të mos lodhen më përdoruesit me nënkuptime të pafundme. Deri atëherë, mos harroni çadrën.

condonbrella.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034010410308838