INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja dhe sa deputetë duhen për zëvendësimin e plotë të opozitës në Parlament

Ja dhe sa deputetë duhen për zëvendësimin e plotë të opozitës në Parlament

Publikuar më: 13:33 07-05-2019

Çdo javë nga listat shumemërore të LSI-së dhe PD-së ka rrjedhje të kandidatëve të cilët pranojnë të zëvendësojnë ish-deputetët.

Deri më tani numri i atyre që kanë pranuar mandat nga listat e PD dhe LSI janë 37.
Ditën e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandate tre kandidatëve nga listat e Partisë Demokratike, Kujtim Gjuzi i PD Durrës, Koço Tahiri nga listat e qarkut të Korçës dhe Indrit Hoxha nga listat e Tiranës.
Por edhe sa kandidatët duhen për të plotësuar numrin e plotë të opozitarëve që u larguan nga Parlamenti? Partia Demokratike në zgjedhjet e 2017 fitoi 43 mandate dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 19 mandate. Nga këto vetëm tre nuk dorëzuan mandatin, Rudina Hajdari, Myslim Murrizi dhe Lefter Koka, ndërsa 34 deputetët e tjerë janë zëvendësuar.
Pra, sipas llogarive janë edhe vetëm 25 vende në parlament që gjatë ditëve në vijim pritet të zëvendësohen. 

Tre deputetët që nuk dhanë dorëheqje

1. Rudina Hajdari

2. Myslim Murrizi

3. Lefter Koka

 

Tre deputetët që morën sot mandatin

1. Kujtim Gjuzi, PD Durrës

2. Indrit Hoxha, PD Tiranë

3. Koço Tahiri, PD Korçë

 

Tre deputetët që pritët të marrin mandatin

1. Krenar Rryçi, PD Durrës

2. Kostaq Papa, PD Tiranë

3. Ares Ypi, PD Tiranë (I pavendosur. Ka dorëzuar formularin e dekriminalzimit por deklaron mos pranimin)

 

Janë betuar nga PD

1. Lefter Maliqi
2. Alban Zeneli
3. Ligoraq Karamelo
4. Majlinda Halilaj
5. Arben Elezi
6. Adriatik Alimadhi
7. Korab Lita
8. Halit Jakimi
9. Arlind Çarçani
10. Andi Përmeti
11. Fatjona Dhimitri
12. Erjon Piciri
13. Artur Rroshi
14. Nikolin Staka
15. Zef Shtjefni

 

Janë betuar nga LSI

1. Ylli Shehu
2. Aurora Mara
3. Enver Roshi
4. Edmond Rrushi
5. Ediola Braha
6. Edlira Hyseni
7. Elda Hoti
8. Ralf Gjoni
9. Nimet Musaj
10. Enada Kociraj
11. Amra Borova
12. Eugen Bojaxhi
13. Klajdi Qama

 

Rezultatet e zgjedhjeve të 2017

PS, 74 mandate
PD, 43 mandate
LSI, 19 mandate
PSD, 1 mandat (Tom Doshi)
PDIU, 3 mandate (kanë shpallur largimin nga partia)

Article Logic
Execution time: 0.0038549900054932