INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjigandi Forbes kthen sytë nga Bleona!

Gjigandi Forbes kthen sytë nga Bleona!

Publikuar më: 13:44 02-02-2016

Tashmë nuk është më çudi që emri i Bleonës të përflitet edhe nga revista prestigjoze si Forbes.

Këngëtarja ka qenë protagoniste e artikullit: “Bleona, Pop Star-i vetëfinancuar dhe i pavaruar”.

Bleona në shumë intervista ka thënë se nuk ka një shtëpi diskografike që merret me muzikën e saj por ajo e bën gjithçka vetë. Për Forbes ajo u shpreh se e ka gjithçka nën kontroll dhe i pëlqen të investojë për veten e saj. Të gjithë e dimë që artistja nuk pëlqen të ketë asnjë që t’i thotë se çfarë të bëjë. Ajo e përmbyll intervistën duke thënë: “Brandi im, rregullat e mia.”

Duket se gjërat po ecin mirë për Bleonën. Presim sukesin e rradhës…

Article Logic
Execution time: 0.0035340785980225