INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë parashikojnë macet…

Ja çfarë parashikojnë macet…

Publikuar më: 16:50 05-11-2016

Macet janë të paparashikueshme ama parashikojnë gjëra.

Shkencëtarët kanë vënë re se afro 70 lloje qeniesh të gjalla janë në gjendje "të bëjnë punën" e sizmografëve dhe një ndër vendet e para midis tyre e zënë macet e zakonshme shtëpiake.

Historia njeh shumë raste kur në vigjilje të tërmeteve dhe të shpërthimit të tyre dhe janë kthyer vetëm pas katastrofave. Po kështu, është vënë re se para tërmeteve macet janë të shqetësuara, u ngrihet leshi përpjetë, mbledhin veshët. Ato, pa asnjë shkak, tronditen, mjaullijnë, dridhen, fshihen, largohen nga shtëpia, ndoshta sepse ato ndjejnë edhe dridhjet më të dobëta të tokës, të cilat mezi i shënojnë edhe aparatet më të ndjeshëm.

Ka edhe një mendim tjetër: Para tërmeteve dhe shpërthimit të vullkaneve shtohet elektriciteti statik, të cilin ato e ndjejnë të parat. Edhe organizmi i njeriut i ndjen këto "ngarkesa elektrike": Shpeshohet pulsi, sistemi nervor irritohet, mirëpo kurkujt nuk i shkon ndërmend se këto janë paralajmërim fatkeqësish. Veç kësaj, macet, më shumë se njerëzit, reagojnë edhe ndaj ndryshimeve në fushën magnetike të Tokës, ndaj ultratingujve, që shpesh paraprijnë tërmetet dhe shpërthimet e vullkaneve. Mbase të gjitha këto së bashku i bëjnë macet parashikuese të përpikta të fatkeqësive natyrore.

Article Logic
Execution time: 0.0018389225006104