INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë ndodhi në takimin e Nishanit me krerët e grupeve parlamentare

Ja çfarë ndodhi në takimin e Nishanit me krerët e grupeve parlamentare

Publikuar më: 13:37 09-08-2016

Të gjithë ekspontët kyç të partive politike i thanë po ftesës së Presidentit, Bujar Nishani për të folur në lidhje me një problematikë që është shfaqur pas miratimit të Reformës në Drejtësi.
Shkak i takimit u bë mungesa e një ligji për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit e Emërimeve të Drejtësisë.
Në takim morën pjesë kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama si dhe Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, të cilët mësohet se vlerësuan Presidentin e Republikës për angazhimin e tij maksimal në zbatim të plotë të Kushtetutës dhe ruajtje të autoritetit e kompetencave kushtetuese.
Edhe Nishani pas takimit vlerësoi përfaqësuesit e grupeve parlamentare për mendimet e paraqitura dhe ju siguroi se çdo vendim i tij do jetë në përputhje me Kushtetutën. Nga ana tjetër ai theksoi domosdoshmërinë e zhvillimit të një proçesi përzgjedhjeje me short të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi sa më të mirë të mundshëm dhe të mirëpritur nga ligjbërësit.

Article Logic
Execution time: 0.0036687850952148