INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja arsyeja e bllokimit të aplikimeve të lotarisë Amerikane

Ja arsyeja e bllokimit të aplikimeve të lotarisë Amerikane

Publikuar më: 09:55 11-10-2017

Ditën e djeshme bllokimi i aplikimeve për lotarinë Amerikane ka ngjallur polemika sikur të jetë anuluar procesi i dhënies së vizave për shqiptarët. Por ja cila është arsyeja e vërtetë.

Rënia e serverit ka shkaktuar bllokimin e faqes së aplikimeve për lotarinë amerikane. Nga fluksi i madh i aplikantëve faqja  http://www.dvlottery.state.gov/ është bllokuar duke ndaluar aplikimet e qytetarëve.

Sipas njoftimit po punohet për rregullimin e serverave dhe këshillohet që të gjithë të interesuarit ta provojnë përsëri aplikimin në një moment të dytë.

Duke marrë parasysh numrin e madh të aplikimeve të viteve të mëparshme pritet që dhe ktë vit numri të jetë i lartë.

Article Logic
Execution time: 0.0037510395050049