INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Iu tha se kishin tekst mizerabël, Rovena Dilo dhe Hitman i kthehen KEQ Mustafa Nanos

Iu tha se kishin tekst mizerabël, Rovena Dilo dhe Hitman i kthehen KEQ Mustafa Nanos

Publikuar më: 20:31 13-12-2019

Mustafa Nano në emisionin e tij 'Provokacija' kritikoi dhe thumboi këngëtaren Rovena Dilo, për bashkëpunimin e saj me Hit Man dhe Rolla në këtë edicion të festivalit 'Kënga Magjike'.

Nano u shpreh se kënga 'Cinderella' kishte një tekst mizerabël.

Deklaratës së tij të gjatë i është përgjigjur njëri nga bashkëpunëtorët e Rovenës në këtë këngë, Hitman i cili shkruan:

“Mustafa Nano na paska bër një analizë mbi këngën Cinderella.
Ky Mustafai po na flet për tekste këngësh, kur nuk e ke as idenë më të vogel ca ndodh me muzikën botërore
Ske faj Mustafa se gjith kohen je i zën duke lepir sa lart posht “PARTINË MËMË që të hedhin ndonjë kockë.
Mustafa, muzika ka ndryshuar nuk është ajo që degjoje në kohen e xhaxhit. Mustafaështë muzik clubi kjo e Cinderella-s, është muzik per rinine, nuk është muzik qebaptoresh që frekuenton ti.
Nuk është një pacavure si ai emisioni jot që sot e mora vesh qe ekzistonte. Shoë Mani i dështuar po na flet për Shqipërinë e vlerat shqiptare ama në të vërtetë emisioni ku ai na bëri analizen titullohet PROVOKACIA (Serbisht)
O Zot…!Ja ky i bën Rovena Dilos dhe Hit Man & Rolla, analize ahahahahah. Mustaf je dështak në cdo lloj aspekti, në cdo fushë që je angazhu ti ke deshtu askush nuk ka respekt për ty o i mjer. Ti do na bësh analizën ne?'.

Kjo përgjigje e Hitman ka marrë edhe pëlqimin e Rovenës, duke konfirmuar kështu të njëjtin qëndrim me këngëtarin.

Article Logic
Execution time: 0.0027990341186523