INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Italiania bëhet nënë në moshën 62-vjeçare falë mjekëve në Shqipëri, çfarë rrëfen për mediat

Italiania bëhet nënë në moshën 62-vjeçare falë mjekëve në Shqipëri, çfarë rrëfen për mediat

Publikuar më: 11:49 15-11-2018

Një histori e pabesueshme na vjen nga Italia. Mediat italiane shkruajnë se një grua ka sjellë në jetë në moshën 62-vjeçare një vajzë dhe fekondimin e ka realizuar në Shqipëri.

Nëna ka lindur një vajzë të shëndetshme, 3 kg e 200 gramë dhe të dyja gëzojnë shëndet të plot. Gruaja ka treguar për mediat italiane historinë e saj të bukur dhe të çuditshme në të njëjtën kohë.

Mediat italiane raportojnë se gruaja i është drejtuar një strukture shqiptare për implantimin e embrionit. Kjo, jo vetëm sepse në Itali është e ndaluar një praktikë e tillë, por edhe sepse gruaja e ka kaluar limitin e moshës parashikuar në vendin e saj.

Nëna e re, me profesion infermiere, ka ‘adoptuar” embrionet e një çifti, i cili ishte nënshtruar më parë procedurave të tilla. Bëhet fjalë për një praktikë që në Itali është e ndaluar, por përdoret në vende të tjera europiane si Spanja, apo Shqipëria.

Për “Messaggero”-n, gruaja rrëfen se kishte pritur për vite burrin e duhur e më pas e kishte ndarë mendjen për t’u bërë nënë me çdo kusht.

“Për mua më mjafton që fëmija të rrijë me mua deri në moshën 18-vjeçare. Sepse fëmijët duhet të jenë të pavarurur” rrëfen gruaja.

Article Logic
Execution time: 0.0041980743408203