INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do të rikthehet Buffon në kombëtare? Përgjigjen e jep vetë portieri...

A do të rikthehet Buffon në kombëtare? Përgjigjen e jep vetë portieri...

Publikuar më: 13:10 27-09-2018

Gianluigi Buffon ka deklaruar se nuk do të rikthehet më në kombëtare. “Ka momente, kur dikush me historinë time duhet të bëjë një hap prapa, për vetëmbrojtje. Mendoj se ishte e drejtë të tërhiqesha.

Jetoj me emocione, gjithmonë kam dhënë gjithçka për kauzën e ekipit kombëtar. Për fat të keq, në moshën 40-vjeçare nuk mund të japësh atë që dëshiron më shumë, kështu që do të preferoja të qëndroja në shtëpi me fëmijët dhe familjen time”.

Kampioni i botës me Italinë në vitin 2006 tregon edhe bisedën që ka pasur me trajnerin aktual të axurrëve, Roberto Mancini: “Me të jam takuar në maj, ishte një bisedë konstruktive. E përsëris, ka momente kur një me historinë time duhet të bëjë një hap prapa. Mendoj se ishte e drejtë të veproja në këtë mënyrë”.

Article Logic
Execution time: 0.0038979053497314