INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Italia pushtohet nga moti i keq, gjendje alarmi

Italia pushtohet nga moti i keq, gjendje alarmi

Publikuar më: 18:54 29-10-2018

Moti i keq me reshje shiu dhe përmbytje ka përfshirë Italinë.

Autoritetet italiane kanë vendosur të mbyllin shkollat në Romë. Ndërsa metereologët paralajmërojnë se situata do të përkeqësohet. Ndërsa mediat raportojnë se 4 persona kanë humbur jetën.

Pemët e rrëzuara si pasojë e erës së fortë kanë bllokuar rrugët lidhëse mes qendrave dhe periferisë në Sardenjë.

Gjendje alarmi në shumë qytete italiane.

Reshjet e dendura dhe përmbytjet kanë përfshirë qytete në veri dhe jug të vendit, ndërkohë që shpejtësia e erës arrin në 100 kilometra në orë.

Mbrojtja civile ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për disa qytete si: Lombardi, Veneto, Friuli Venecia Xhulia, Liguria, Trentino Alto Adixhe dhe Abruzo.

Për shkak të motit të keq janë regjistruar edhe shumë vonesa në transport publik.

Në Venezia niveli i ujit në qytet ka arritur deri në 156 centimetra. Sheshi Shën Marko është evakuuar ndërsa gondolat nuk lejohen të udhëtojnë.

Article Logic
Execution time: 0.0038080215454102